Ne jemi një kompani e specializuar në kontrollin dhe eliminimin e insekteve dëmuese, e njohur për cilësinë dhe shërbimin e shkëlqyer. Ekipi ynë i përbërë nga trajtues të kualifikuar dhe të angazhuar është përgjegjës për sigurinë dhe mirëqenien e mjedisit tuaj.
Ne jemi specializuar në ofrimin e shërbimeve të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit dhe fumigimit. Ekipi ynë i trajtuesve të përkushtuar dhe të kualifikuar përdor teknologjinë më të fundit dhe metoda efikase për identifikimin, monitorimin dhe eliminimin e insekteve.
Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje cilësore dhe të përshtatshme për kontrollin dhe eliminimin e mikroorganizmave, insekteve dhe brejtësve, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe të pastër për klientët tanë. Ne punojmë me përkushtim për të siguruar që shërbimet tona të jenë efikase, inovative dhe të përshtatshme me nevojat e ndryshme të mjedisit të cilin e trajtojmë.
Ne ofrojmë shërbime të specializuara për kontrollin dhe eliminimin e insekteve dëmtuese, dezinfektimin e hapësirave tuaja, si dhe problematikave të tjera të brejtësve në mjediset e banuara dhe ato biznesore.
Ne kujdesemi për sigurinë maksimale të klientëve tanë, duke përdorur metoda të specializuara dhe mjete të cilat janë të sigurta për mjedisin. Përdorimi i produkteve të miratuar nga autoritetet kompetente dhe ekipi i kualifikuar, garantojnë që të gjitha shërbimet zhvillohen me rrezikshmëri minimale. Ne përdorim biocide, andaj shërbimet ofrohen pa i larguar njerëzit nga ambienti.
Ne përdorim teknologjinë e fundit në fushën e shërbimeve tona. Përdorimi i sistemeve të avancuara të monitorimit dhe identifikimit të insekteve dhe brejtësve, si dhe përdorimi i produkteve më inovative, bën që trajtimi kundër dëmtuesve të jetë më i avancuar dhe efikas.
Ekipi ynë është i trajnuar në mënyrë të përsosur dhe janë të përditësuar me teknikat dhe metodat më të reja në fushën e kontrollit të dëmtuesve. Ata kanë përvojë dhe njohuri të thella për trajtimin e çdo dëmtuesi.
Prishtinë, Kosovo
+383 49 300 199
Suharekë, Kosovo
+383 49 300 656
Ne përkujdesemi çdo ditë për pastërtinë dhe sigurinë e ambientit ku jetoni dhe punoni.
Jemi të përkushtuar 24/7 ndaj jush!